Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Ilir Deda, opinionist.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flitet për zhvillimet e fundit në skenën politike, konkretisht për dështimin e formimit të qeverisë nga Albin Kurti të dielën.
Gjithashtu, me Dedën do të flitet edhe për mundësinë e dytë për formimin e qeverisë nga Kurti apo Vetëvendosje, deklaratat e liderëve politik, takimet mes tyre, si dhe mundësitë për koalicione në ditët e fundit.
A ka gjasa që të ketë qeveri të re? A po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Qeveri e re apo zgjedhje të reja? – Ilir Deda sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.



