Qeveria po dembelosë kosovarët, eksperti: Skemat sociale të dëmshme (VIDEO)

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave sociale, duke thënë se skemat aktuale nuk po ndihmojnë zhvillimin ekonomik, por po e mbajnë qytetarin të varur nga shteti.

“Shteti po tenton të orientohet në politika sociale, duke u përpjekur të blejë paqen me kategori të caktuara të qytetarëve. Në këtë mënyrë, po i bën dembel, por në anën tjetër po i mbanë në kontroll, për mos me heq siç thotë populli për bukë”.

Kjo jo vetëm që i mban të varur ekonomikisht, por edhe i bën më pak të pavarur në të menduar dhe zhvilluar si familje”, tha Kadriaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Sipas tij, fokusimi në përkrahje sociale në vend të zhvillimit ekonomik po krijon pasoja afatgjata, duke ndikuar edhe në rritjen e inflacionit. “Sa më shumë që rriten pakot sociale, aq më shumë ushqehet inflacioni, ashtu siç po ndodh tani”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Qeveria po dembelosë kosovarët, eksperti: Skemat sociale të dëmshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news