Ylber Ramadani është pranë largimit nga Lecce, duke i dhënë fund një periudhe trevjeçare me klubin italian, ku zhvilloi mbi 100 ndeshje zyrtare.
Mesfushori i Kosovës pritet të transferohet te Corum FK, skuadër që garon në Ligën e Parë të Turqisë (TFF 1. Lig), transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja është drejt finalizimit dhe zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.
Kështu, pas eksperiencës së suksesshme në Serie A, Ramadani do të nisë një sfidë të re në futbollin turk.



