I kërkoi të miturës foto intime dhe e kërcënoi me publikim, arrestohet 28-vjeçari në MerdarSinjali

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shantazhuar një vajzë të mitur, duke i kërkuar fotografi dhe video intime nën kërcënimin se do t’i publikonte materialet që posedonte, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ramadan Gjetën (28-vjeçar), ndërsa viktimë është një e mitur 14-vjeçare nga Ferizaj.

Sipas burimeve, rasti ishte raportuar më 26 qershor, pasi familjarët e vajzës kishin njoftuar Policinë se një person i panjohur i kishte dërguar kërkesë për miqësi në rrjetet sociale. Më pas, duke përdorur llogari me emra të rremë, ai kishte komunikuar me të miturën dhe e kishte kërcënuar se do t’i publikonte disa fotografi intime nëse nuk i dërgonte materiale të tjera me përmbajtje intime.

Pas denoncimit, Policia, në koordinim me Prokurorin për të Mitur, inicioi rastin për veprën penale “Shtrëngim” dhe nisi hetimet.

Gjatë veprimeve hetimore u intervistuan e dëmtuara dhe një dëshmitare, ndërsa hetuesit arritën ta identifikojnë personin e dyshuar.

Më 4 korrik, Ramadan Gjota u ndalua në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku u arrestua dhe më pas u shoqërua në Stacionin Policor në Ferizaj.

Siç mëson Sinjali, gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ai pranoi se kishte komunikuar me të miturën, se i kishte kërkuar fotografi dhe video intime, si dhe se i kishte dërguar asaj fotografi intime të tij.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news