Raportet me ish-in, lidhje e pjekur apo burim toksiciteti pas ndarjes? (VIDEO)

Në një kohë kur ndarjet dhe divorcet po shtohen dita-ditës, rrjetet sociale janë duke i mbajtur më të lidhur ish-partnerët.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, gazetarja Agnesa Demaj tha se komunikimi mes ish-partnerëve është i domosdoshëm vetëm kur kanë fëmijë.

“Nëse dy ish-partnerë kanë fëmijë, mendoj se kontakti duhet të jetë i domosdoshëm, jo ndoshta shumë shoqëror, por jo të mos ketë fare kontakt ose inate. Në procesin e ndarjes duhet treguar prindërimi, ku fëmija të jetë prioritet. Fëmija e ka nënë, e ka babë, dhe dashuria nuk duhet të iu mohohet”, tha Demaj, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, aktorja Ardita Lala, tha se nëse dy ish-partnerë nuk kanë fëmijë, të njëjtit nuk duhet të kenë fare komunikim.

“Nëse nuk kanë fëmijë, nuk është nevoja me pas kontakt. Ndahesh dhe ti jetën tënde, ai veten e vet. Por në qoftë se ke fëmijë, është shumë e vështirë që fëmija t’i shoh prindërit keq”, tha ajo.

Latest news
Related news