Rashani rikthehet nga lëndimi dhe ia siguron tri pikë Elche-s – Indeksonline.net

Skuadra e Elches ka siguruar tri pikë në ndeshjen ndaj Cordoba, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga 2 të Spanjës.

Heroi për mysafirët ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, shkruan Indeksonline

Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 81’të, kurse në minutën e 89’të shënoi golin për tri pikë.

Sulmuesi “dardan” kishte munguar në disa ndeshje shkaku i një lëndimi muskolar dhe u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme./Indeksonline/

Latest news
Related news