Rastet e targave të hequra pas ndeshjes, MPJD: Jemi në kontakt me policinë sllovene

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore të madhe kundër Sllovenisë me rezultat 0:2. duke prekur kështu playoff-in për kualifikim në Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Por, pas përfundimit të ndeshjes, mungonin disa targa të veturave që u takonin tifozëve kosovarë që kishin shkuar për ta parë ndeshjen.

Lidhur me këtë, më herët ka reaguar Ambasada e Kosovës në Slloveni, e më pas edhe Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.

“Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar”, thuhet në reagimin e MPJD-së transmeton Klankosova.tv.

Kosovarëve iu hoqën targat e veturave në Slloveni, reagon Ambasada

The post Rastet e targave të hequra pas ndeshjes, MPJD: Jemi në kontakt me policinë sllovene appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news