Rasti tragjik në Bresje: 77-vjeçari humbi jetën, policia nis hetimet

Një 77-vjeçar ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës, pasi dyshohet të ketë rënë nga hapësira ku po ndërtohet një ashensor në një objekt në ndërtim.

Policia e Kosovës ka iniciuar hetim mbi vdekje, ndërsa njësitet kompetente po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, në koordinim me prokurorinë.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë  për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KlanKosova.tv.

Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën  

 

 

The post Rasti tragjik në Bresje: 77-vjeçari humbi jetën, policia nis hetimet appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news