Rasti tragjik në Plemetin të Obiliqit, gazetarja jep detaje të reja (VIDEO)

Në Qendren e Mjekësisë Familjare, në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë, një foshnje u dërgua pa shenja jete. Ajo u dërgua nga familjarët të cilët jetojnë në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Ngjarja tragjke ndodhi të martën në mëngjes rreth orës 08:25.

Gazetarja e KlanKosova.tv, Vesa Hoda ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin. Hoda tha se familjarët kanë deklaruar se në mëngjesin e të martës pasi janë zgjuar e kanë parë që foshnja nuk po merr frymë dhe nuk po lëviz.

Familjarët e kanë dërguar menjëherë foshnjën për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e foshnjës.

Hoda tha se familjarët kanë deklaruar se nuk janë në dijeni për arsyet e vdekjes së foshnjës pasi kontrollimet mjekësore ishin të rregullta dhe nuk ishte konstatuar ndonjë problem shëndetësor.

Trupi i foshnjës është dërguar në IML për obduksion./KlanKosova.tv.

Latest news
Related news