Paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar institucioneve të Kosovës për t’u bërë pjesë e projektit të gazit amerikan, me qëllim shmangien e varësisë nga gazi rus, ka nxitur reagime të partive politike në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh si rrezik mosangazhimin në këtë projekt, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shprehet e gatshme për partneritet të plotë me ShBA-në dhe mbështetje të menjëhershme të nismës, raporton Klan Kosova.
Edhe Aleanca e cilëson gazin e lëngshëm amerikan si zgjidhje për sektorin energjetik, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur reagim gjatë ditës për këtë çështje.
Gjithçka rreth kësaj teme gjeni në kronikën më poshtë:



