Reagon klubi i futbollit në të cilin luante 19-vjeçari i vrarë mbrëmë në Vushtrri

Klubi i futbollit FC Mitrovica ku më parë luante Ardit Zymeri, 19-vjeçari i vrarë mbrëmë në Vushtrri, ka reaguar me një telegram ngushëllimi, duke e cilësuar humbjen e tij si një ngjarje të dhimbshme dhe të papranueshme.

“Në orët e vona të natës të ditës së diel morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë”.

“Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi”, thuhet në reagimin e klubit, njofton Klankosova.tv.

Në emër të kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve, klubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zymeri dhe shoqërinë e Arditit, duke bërë thirrje për parandalimin e rasteve të tilla tragjike.

The post Reagon klubi i futbollit në të cilin luante 19-vjeçari i vrarë mbrëmë në Vushtrri appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news