Reagon sulmuesi anglezi që goditi me karrige një grua

Sulmuesi anglez, Kian Harratt, është përfshirë në një incident në Ibiza, ku sipas pamjeve të publikuara ai hodhi një karrige që përfundoi duke e goditur një grua në fytyrë.

Futbollisti i Oldham Athletic, Harrat lidhur me ngjarjen për The Sun tha se nuk e kishte ndërmend ta godiste gruan, por karrigen që ishte hedhur në drejtim të tij e kishte kthyer mrapshtë.

“Një burrë iu afrua mikut tim dhe deshi ta godiste me grusht. Unë ndërhyra dhe një karrige u hodh në drejtimin tonë. E mora dhe e hodha mbrapsht – nuk kisha ndërmend ta godisja gruan. Ai ishte njeriu më i keq që mund të hasni ndonjëherë – një ngacmues. Ishte 1.98 metra i gjatë dhe i ndërtuar si tullë”, tha Kian.

Ndërkohë, dëshmitarë të tjerë e përshkruan sjelljen e grupit të Harratt si të papjekur dhe provokuese ndaj pushuesve të tjerë.

Klubi i Futbollit Oldham Athletic ka komentuar gjithashtu mbi videon duke konfirmuar se do të kryhet një “hetim i plotë”./Klankosova.tv

The post Reagon sulmuesi anglezi që goditi me karrige një grua appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news