Real Madrid s’mund të eliminohet kaq herët, “Mbretërit” me fat por janë në çerekfinale

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas një përballje dramatike me rivalin e kryeqytetit spanjoll.

Atletico arriti që ta fitojë 1-0 betejën e dytë, duke e neutralizuar triumfin e ndeshjes së parë që Reali e mbylli në favor 2-1.

Epilogun vendimtar kësaj drame ia dhanë penalltitë, njofton Klankosova.tv.

Gjithçka po shkonte mirë për vendasit, por 11-metërshi i realizuar nga sulmuesi, Julian Alvarez, nuk u pranua, meqenëse rrëshqiti duke e prekur topin me dy këmbët.

Gjyqtari nuk e pranoi shënimin!

Oblak e priti penalltinë e Vasquez, por Lorrente goditi shtyllën dhe Real Madridi kaloi në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit, ku do të përballet me Arsenalin.

The post Real Madrid s’mund të eliminohet kaq herët, “Mbretërit” me fat por janë në çerekfinale appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news