Real Madridi do të tentojë për Huijsen këtë verë – Indeksonline.net

Dean Huijsen po kalon në një superformë këtë sezon në Premier League.

Holandezo-spanjolli, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bournemouthit këtë sezon ku me paraqitjet e tij po impresionon të gjithë.

Ai bëri debutimin e tij edhe me kombëtaren e Spanjës në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve, ku debutoi pikërisht ndaj vendit të tij të origjinës, Holandës.

Sipas “AS”, Real Madridi do të tentojë transferimin e tij këtë verë, ndonëse kishin menduar që ta transferonin vitin e ardhshëm.

Huijsen, me Bournemouthin këtë sezon ka bërë 27 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola./IndeksOnline/

Latest news
Related news