Reali Madridi ka plot 59 trofe më shumë se Manchester City

Ndonëse viteve të fundit është një prej klubeve që ka dominuar në futbollin e Anglisë, Manchester City ende mbetet shumë larg emrave të mëdhenj të futbollit evropian.

Posaqërisht diferencë të theksuar ka me kundërshtarin e sotëm në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka plot 102 trofe të fituar, kurse “Qytetarët” 43 sosh, njofton Klankosova.tv.

Aq më tepër nëse krahasohen titujt ndërkombëtarë.

“Merengezët” vetëm Ligën e Kampionëve e kanë fituar 15 herë, kurse City vetëm një herë.

Edhe nëm garat shtetërore, dallimi mes këtyre dy skuadrave është i madh.

“Mbretërit” në Spanjë kanë triumfuar 36 herë, derisa “Citizens” tiullin  e më të mirit në Angli, e fituan në 10 deicione, raporton Klankosova.tv.

Në foton e mëposhtme mund t’i shikoni të gjitha trofetë që kanë fituar dy ekipet që sonte me fillim në orën 21:00, e luajnë aktin e dytë të 1/16-ës së finalen në UEFA Champions League.

Real Madrid – Manchester City, transmetohet sonte në platformën Art Motion, kanali i RTK-së.

 

The post Reali Madridi ka plot 59 trofe më shumë se Manchester City appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news