Realizohet ushtrimi fushor “Tango Mike” nga KFT-ja

Në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky ushtrim ka për qëllim vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje më zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së në Facebook.

<!–

–>

Latest news
Related news