Refuzoi Tottenhamin për Arsenalin, Eze “parashikoi” të ardhmen 10 vite më parë

Eberechi Eze kishte parashikuar se do të arrinte majat në një postim mahnitës në Twitter 10 vite më parë.

Reprezentuesi i Anglisë është në prag të një transferimi prej rreth 78 milionë eurosh te Arsenali nga Crystal Palace

“The Gunners” i rrëmbyen Tottenhamit në mënyrë dramatike marrëveshjen për Ezen, të mërkurën në mbrëmje, pasi rivalët e tyre jetësorë menduan se e kishin siguruar transferimin, transmeton Klankosova.tv.

Dhe një tweet i pabesueshëm nga Eze është bërë viral tani në rrjetet sociale, të cilin e kishte postuar në prill 2015.

Eze e shkroi këtë mesazh kur iu shkëput kontrata nga Millwall në moshën 16 vjeçare, pasi më parë ishte lënë i lirë edhe nga vetë Arsenali si adoleshent.

Ai shkroi: “Betohem se do të ia dal, dhe kur të ia arrij, ata do ta shfaqin këtë tweet, haha”.

Edhe tifozët shpejt e lavdëruan Ezen pasi profecia e tij u realizua.

Një fans shkroi: “Besoni te vetja”. /Klankosova.tv

 

The post Refuzoi Tottenhamin për Arsenalin, Eze “parashikoi” të ardhmen 10 vite më parë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news