Reperi Don Phenom tregon se në çka inspirohet për këngët e tija (VIDEO)

Gazetarja e Prive Klan Kosova, Blinera Vitija, shkoi në Tiranë të Shqipërisë për t’u takuar me reperin e atjeshëm, Don Phenom.

Derisa të dy ishin duke shëtitur me veturën e reperit nëpër rrugët e kryeqyteti shqiptar, folën për projektet dhe karrierën e reperit.

Ai tha se për këngët e tija inspirohet nga shoqëria që e rrethon dhe nga vet atmosfera që i jep qyteti i Tiranës.

“Dhe disa janë kujtime të vjetra kur kam qenë pak më i ri, kam pasur goxha material për t’i shkruar, edhe tani kam material për të shkruar”, ka thënë Don Phenom. /Klankosova.tv

 

The post Reperi Don Phenom tregon se në çka inspirohet për këngët e tija (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news