Rey Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka mbetur i shtrirë në fushë pasi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Goztepes.

Manaj në minutën e tretë të ndeshjes pati një përplasje të fortë kokë më kokë me mbrojtësin e Goztepes, duke u larguar kështu me autoambulancë.

“Sportisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Goztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, atleti ynë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen në spital”, shkroi klubi i Sivasspor, transmeton Klankosova.tv

Bëhet e ditur se pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun.

The post Rey Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news