Raiffeisen Insurance Broker shënon këtë vit 10 vjet nga themelimi, duke qenë një ndër kompanitë e para në Kosovë të specializuara në ndërmjetësimin e kontratave të sigurimit.
Përmes shërbimeve të saj, kjo kompani ka ndihmuar klientët të kenë qasje më të lehtë dhe më praktike në produktet e sigurimeve, ndërsa ka kontribuar edhe në rritjen e vetëdijes për nevojën e sigurimit.
Drejtoresha ekzekutive e RIBK-së, Donika Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, tha se operojnë si kompani e pavarur, megjithëse janë pjesë e grupit Raiffeisen në Kosovë.
“10 vite nuk janë pak. Kemi pasur sfida, por edhe arritje të mëdha. Rruga nuk ka qenë e lehtë, por angazhimi ynë ka qenë i vazhdueshëm”, u shpreh Hasani./Klankosova.tv.
The post Roli i ndërmjetësimit në sigurime: 10 vite me Raiffeisen Insurance Broker (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



