Rona Nishliu mban koncert në Berlin për nder të 17-vjetorit të pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se më 3 mars këngëtarja Rona Nishliu do të mbajë koncert në nder të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga ambasada janë ftuar të marrin pjesë edhe mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në Gjermanië.

“Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ftoheni të merrni pjesë në koncertin e muzikës jazz me Rona Nishliu Quartet.  Rona Nishliu ka performuar në festivale prestigjioze, duke interpretuar me zërin e saj unik muzikën shqipe në Eurovision, si dhe në skena të tjera të ndryshme botërore”, thuhet në njoftim.

Adresa ku do të mbahet koncerti është: Kesselhaus në Kulturbrauerei, Knaackstraße 97, 10435 Berlin.

Hyrja është nga ora 18:00 dhe koncerti fillon nga ora 19:00.

Ambasada shton se hyrja është falas dhe se konfirmimi për pjesëmarrje mund të dërgohet deri më 28 shkurt, në emailin: [email protected]. /Klankosova.tv

The post Rona Nishliu mban koncert në Berlin për nder të 17-vjetorit të pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news