Ronaldinho rikthen emocionet, 46-vjeçari nis një aventurë të re me Ravennën

Një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit, Ronaldinho, do të rikthehet në fushën e blertë në moshën 46-vjeçare.

Ish-ylli brazilian ka arritur marrëveshje me klubin italian Ravenna, duke u bërë pjesë e projektit të skuadrës.

Prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet më 23 qershor në Miami, ku do të zbulohen edhe detajet e bashkëpunimit mes palëve.

Ronaldinho ka shprehur entuziazmin për këtë sfidë të re, duke theksuar se mezi pret të veshë fanellën e re dhe të rikthehet në kontakt me topin.

Sipas mediave italiane, ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe PSG-së nuk do të ketë vetëm një rol simbolik.

Ai do të jetë pjesë e strukturës së klubit edhe si ambasador dhe investitor, ndërsa pritet të aktivizohet edhe në disa ndeshje, duke i dhënë jehonë të madhe projektit të Ravennës.

Latest news
Related news