Ronaldo nënshkruan kontratë të re me Al Nassr: Le ta shkruajmë historinë bashkë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar kontratë të re me klubin arab, Al Nassr, deri në qershor të vitit 2027.

Kontrata u nënshkruar sot, pasi Ronaldo vendosi të vazhdojë ta udhëheqë projektin e Al Nassr dhe planin afatgjatë të Ligës Profesionale Saudite, shkruan gazetari sportive, Fabrizio Romano

Në lidhje me kontratën e re ka reaguar vetë portugezi, duke thënë “le ta shkruajmë historinë bashkë”.

“Një kapitull i ri po fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le ta shkruajmë historinë bashkë”, tha Ronaldo, transmeton Klankosova.tv.

Ronlado iu bashkua Al Nassr në dhjetor të vitit 2022, ku në sezon ai u pagua deri në 200 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i paguar në histori.

The post Ronaldo nënshkruan kontratë të re me Al Nassr: Le ta shkruajmë historinë bashkë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news