Rrah gruan pas një mosmarrëveshjeje në banesë – ndalohet për 48 orë 35-vjeçari në PrishtinëSinjali

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Dhuna në familje po vazhdon të jetë një ndër fenomenet më shqetësuese në vendin tonë, me raste që raportohen pothuajse çdo ditë, ku viktimat më të shpeshta janë gratë dhe vajzat. Një rast i tillë është raportuar së fundmi në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 23:30, në lagjen Dardania, kur 33-vjeçarja ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, Granit Thaçi, rreth 35 vjeçar, pas një konflikti brenda banesës.

Rasti është denoncuar një ditë më vonë, më 31 maj, në Stacionin Policor Jugu, ku pas marrjes së dëshmive, Policia ka ndaluar të dyshuarin dhe ka njoftuar Prokuroren kujdestare.

Me urdhër të saj, Granit Thaçi është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “Dhunë në familje”.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet hetimore dhe është nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.

Gazeta Sinjali do të sjellë zhvillimet në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news