Në redaksinë e Klan Kosovës ka arritur një video e një përleshjeje midis fansave të Dritës, Intelektualëve, dhe atyre të Kopenhagës.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në disa kafene në qendër të Prishtinës pak para ndeshjes së sotme midis dy klubeve të lartpërmendura.
Dy klubet luajnë sonte ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku kampionit kosovar i duhet ta zhvlerësojë fitoren 2:0 të gjigantit të Danimarkës në ndeshjen e parë.
Klani ka kontaktuar policinë dhe është në pritje në informatave zyrtare.
The post Rrahje brutale midis Intelektualëve dhe fansave të Kopenhagës (FOTO) appeared first on Klan Kosova.



