Rrahje brutale pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion – Këta janë dy të rinjët që përfunduan në mbajtje pas incidentit afër QKUK-sëSinjali

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, pranë rrethit afër Qendrës Klinike Universitare, ku tre persona janë përfshirë në një konflikt që përfundoi me lëndime trupore dhe arrestime, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta brenda hetuesisë bëjnë me dije se rasti është raportuar më 23 maj 2025, rreth orës 18:00, si një rrahje në progres, ku menjëherë kanë ndërhyrë njësitë policore.

Viktima, B.M, rreth 43-vjeçar, ka deklaruar në polici se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, nga një veturë kanë dalë dy persona, të cilët e kanë sulmuar fizikisht me grushte, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Ai ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga hetuesit.

Si të dyshuar për rastin janë Faton Halimi, rreth 26-vjeçar dhe Auron Popova, rreth 26-vjeçar, të cilët janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në mbajtje, me urdhër të Prokurorit kujdestar të Shtetit.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news