Rrahmani krenar që barazoi rekordin e Maradonës (VIDEO)

Mbi tre dekada pati pritje për Napolin që ta shijojë titullin e kampionit.

Por këtë sukses të para dy viteve e përsëriti sërish këtë vit me Amir Rrahmanin, që ishte shtyllë në mbrojtje – si atëherë, edhe tash.

Rrahmani në studion e Sports Show në Klan Kosova, ka treguar që është krenar që barazoi rekordin e legjendës Diego Maradona.

Kapiteni i Kosovës tregoi emocionet që i kishte për herën e dytë.

Ai mes tjerash ka treguar se çka do të ndodhte nëse Napoli nuk do të dilte kampion në xhiron e fundit.

Për Rrahmanin, në studio kishte dhe një befasi.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni të dielën duke filluar nga 22:00 në Klan Kosova.

The post Rrahmani krenar që barazoi rekordin e Maradonës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news