Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se loja e sotme me Islandën ka qenë e vështirë.
Për Klan Kosova, ai është shprehur se ndeshja e kthimit pritet të jetë edhe më dinamike.
“Të fitosh është mirë gjithmonë, besoj se kemi bërë punë të mirë, për shkak se kemi dhënë më shumë hapësirë dhe vetëbesim për ndeshjen e dytë, për shkak ndeshja e dytë ka me qenë shumë më e vështirë është si një finale”.
“Për ne që asnjëherë nuk kemi arritur në këtë, normalisht se është një arritje e madhe për të mbërri deri këtu, por edhe sot ka qenë një ndeshje e vështirë”, ka thënë Rrahmani.
Rrahmani ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar klubin e tij Napolin për të mos luajtur në lojën e sotme me Kombëtaren e Kosovës, për shkak të lëndimit që kishte pësuar ditë më parë.
“Kam pasë shumë dyshime për të luajtur, për shkak se kamë dalë në lojën e fundit para katër ditëve, prej lojës dhe kam pasë pak edhe presion nga klubi për të mos luajtur, po e vendosa të luajë, dhe ia vlejti”, ka thënë Rrahmani./Klankosova.tv
The post Rrahmani: Napolin nuk me dha leje po nuk e dëgjova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

