Rrotullohet vetura në rrugën Librazhd–Elbasan, lëndohen disa persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Tunelit të Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa shpejtësia e lartë mendohet të ketë qenë një nga faktorët kryesorë të aksidentit.

Si pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur. Ekipet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar çdo rrethanë që lidhet me ngjarjen./Euroneës.al

Latest news
Related news