Rrugët e Kosovës të “përgjakura” nga aksidentet me vdekje, Dedaj: E kemi degraduar sigurinë në trafik

Për 24 orë, rrugët e Kosovës u përgjakën nga katër jetë të humbura si pasojë e aksidenteve rrugore.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj në emisionin “Ora Shtatë”, deklaroi se situata në komunikacion është tejet e rënduar, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se në vendin tonë është degraduar siguria e komunikacionit rrugor me infrastrukturë ligjore.

“Situata në komunikacion është jashtëzakonisht e rënduar. Kemi degraduar në sigurinë e komunikacionit rrugor me infrastrukturë ligjore, dhe nëse nuk kemi një infrastrukturë ligjore të mirëfilltë, atëherë sigurisht që siguria në komunikacion do të jetë e brishtë”, u shpreh Dedaj në Klan Kosova.

“Këtu tek ne nuk është bërë një hulumtim i saktë se kush i shkakton aksidentet e komunikacionit, por unë po i përmend disa faktorë. Faktori njeri është 85%. Është faktori rrugë..”, tha ai.

Latest news
Related news