Rryma e papaguar: Shkollat e Prishtinës me 200 mijë € borxh (VIDEO)

Puna e Buxhetit i nxori shumë telashe komunës së Prishtinës e cila s’pati para t’ia paguajë faturat e rrymës disa shkollave që përkohësisht mbetën pa energji elektrike.

Kjo punë megjithatë u zgjidh disi, përkohësisht, raporton Klan Kosova.

Nga KEDS-i nuk treguan borxhin total që e ka komuna. Por, televizioni merr vesh se vetëm për shkollat e kryeqytetit, shuma e rrymës së papaguar kalon 200 mijë euro.

Sidoqoftë, në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të enjten do të diskutohet edhe për miratimin e Buxhetit të Prishtinës si dhe dy komunave të tjera, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

Mësoni detajet në kronikën vijuese:

The post Rryma e papaguar: Shkollat e Prishtinës me 200 mijë € borxh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news