Rryma “terroi” seancat, deklarohet sot gjykata në Prishtinë

Te enjten seancat gjyqësore që ishin planifikuar të nisin herët në mëngjes, u shtynë për pasdite.

Kjo pasi në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, u ndërpre furnizimi  me energji elektrike.

Gjatë ditës së sotme për këtë zhvillim është deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se ndërprerja e rrymës shkaktoi probleme në mbajtjen e disa seancave gjyqësore, prandaj dhe u shtynë për pasdite.

“Konfirmojmë se dje me datë 23.10.2025 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ndërprerja e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme në mbajtjen e disa seancave gjyqësore, si pasojë e kësaj gjendje, seancat gjyqësore janë shtyrë për kohën e pasdites”, thuhet në përgjigjen e Gashit për Klankosova.tv.

Raportohet se është ndalur rryma në Pallatin e Drejtësisë, ndërpriten seancat

Terri ndërpreu seancat, vjen rryma në Pallatin e Drejtësisë

The post Rryma “terroi” seancat, deklarohet sot gjykata në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news