Sahiti: Fokusi ynë është kualifikimi në Kampionatin Evropian (VIDEO)

Pikërisht në ditën e zgjedhjeve, kombëtarja e Kosovës në futboll do të ‘zbarkojnë’ në fushë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen miqësore përballë Andorrës.

Futbollistët i kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para lojës.

Në një intervistë për Klan Kosovën, drejtori sportiv Muharrem Sahiti, tha se fokusi kryesor i kombëtarës mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian.

“Fillojmë në mars të vitit të ardhshëm edhe aty besoj që do ta shohim Kosovën në Kampionatin Evropian”, deklaroi Sahiti për Klan Kosovën.

Latest news
Related news