Scaloni “e fal” Raphinhën

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë që e fal sulmuesi brazilian, Raphinha, i cili  dha fjalë të mëdha para ballafaqimit dhe më pas pati përplasje me kundërshtarët e tij mbrëmë.

Kampionët e botës fituan 4:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës, teksa ylli i Barcelonës nuk arriti ta lansojë asnjë goditje drejt portës.

“E fal Raphinhën, sepse e di që nuk e ka bërë me qëllim, ai po e mbron vendin e tij”, ka thënë Scaloni.

“Jam krejtësisht i sigurt që ai nuk ka dashur që ta lëndojë dikë. Ne nuk kemi luajtur kështu për shkak të kësaj”.

The post Scaloni “e fal” Raphinhën appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news