Seancë e astrologjisë drejtpërsëdrejti, Kotorri trondit mysafiren me parashikime (VIDEO)

Astrologia e njohur, Antigona Kotorri në “Weekend” të Klan Kosovës, foli më shumë rreth jetës së saj.

Ndër gjërat e para që tregoi Kotorri, ishte dashuria që ka për lulet, ku ballkoni i saj në banesën ku jeton, është i mbushur përplot me to, transmeton Klankosova.tv.

Astrologia foli edhe rreth pasionit të saj për të mbajtur kripën në shtëpi dhe në punë, pasi sipas saj, ajo largon energjinë e keqe nga ajo.

Ndërsa ajo foli edhe për fëmijërinë e saj, duke e cilësuar atë si të pasur. Kjo pasi sipas Kotorrit, ajo u rrit me dy gjyshe, nga të cilat mori shumë mësime e këshilla.

Sa i përket jetës së saj në Kosovë, ajo thotë se ka pasur tepër vështirësi, por që sipas saj, çdo gjë ia ka vlejtë.

E diçka që nuk shihet shumë në televizion, u bë pikërisht në “Weekend” të Klan Kosovës.

Antigona Kotorri drejtpërsëdrejti ia bëri parashikimin e jetës gazetares, Genta Gashi.

Por për ta dëgjuar edhe ju këtë parashikim, ndiqni videon e mëposhtme:

The post Seancë e astrologjisë drejtpërsëdrejti, Kotorri trondit mysafiren me parashikime (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news