Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”, ku u sekuestruan 1 kilogram e 65 gram kokainë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë aksionit u arrestuan katër të dyshuar A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Policia po ashtu sekuestroi dy automjete, katër aparate celular, dhe një shumë parash.
Të dyshuarit, u kapën në flagrancë në një lokal me një pako me kokainë.
The post Sekuestrohet mbi 1 kilogram kokainë në Tiranë appeared first on Klan Kosova.

