9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të tjerë autokratë, aty mori pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Pjesëmarrja e tij në këtë paradë nxiti reagime të shumta të liderëve evropianë, por edhe të atyre kosovarë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vetë prezenca e Vuçiqit në paradën ushtarake në Moskë është dëshmi e lidhjeve të forta që ka Serbia me shtetin rus.
“Serbia po vazhdon të dëshmojë çdo ditë e më tepër lidhjet e saj me vendet autokratike dhe me aleatet e tyre historike siç janë Federata Ruse por edhe vendet e tjera, jo vetëm formalisht, duke qenë pjesë e aktiviteteve siç ishte parada ushtarake në Moskë, por edhe më saktësisht duke bashkëpunuar dhe në fushën e blerjes së armatimeve edhe qasje ushtarake në raport me ato vende”, tha Maqedonci për RTK-në.
Duke e qenë e tillë, Maqedonci tha se qasja pushtuese e destabilizuese e Serbisë është e shkruar edhe në kushtetutën e këtij shteti, duke mbajtur Kosovën pjesë të saj e që shpërfaq në vazhdimësi synimet në raport me Kosovën.
“Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën. Kjo pasqyrohet në vazhdimësi si në deklarimet e tyre si në veprimet e tyre dhe aktivitetet e tyre, por edhe në mbështetjen që institucionet e sigurisë në Serbi i japin elementeve që kanë zhvilluar sulme dhe aktivitet terroriste ne vendin tonë”, shtoi Maqedonci.
Ai foli edhe për nënshkrimin në mars të memorandumit trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke thënë se nuk ka pasur synim kërcënimin e askujt.
“Kjo deklaratë ka pasur synim që të lidhë mes vete shtetet që ndajnë të njëjtat vlera në mënyrë që jemi të gatshëm të mbështesim njëra-tjetrën në raste kur cenohet siguria e gjitha Ballkanit Perëndimor”, ka nënvizuar ai.
Sulmi terrorist i një formacioni paraushtarak serb i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe sulmi tjetër terrorist në infrastrukturën kritike në kanalet e Ibër Lepecit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, janë dëshmi e pretendimeve të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

