Legjenda e tenisit, Serena Williams, do të rikthehet në Wimbledon Championships për garën individuale të femrave, njoftuan organizatorët e turneut.
Williams, fituese e 23 titujve Grand Slam në kategorinë individuale, u rikthye në tenisin profesionist në fillim të këtij muaji në HSBC Championships, ku garoi në konkurrencën e dysheve.
Megjithatë, paraqitja e saj në këtë turne përfundoi më herët se sa ishte parashikuar, pasi partnerja e saj në dyshe pësoi një dëmtim, duke e detyruar çiftin të tërhiqej nga gara, transmeton Klankosova.tv.
This is not a drill.@serenawilliams will compete in the 2026 ladies’ singles at #Wimbledon as a wild card. pic.twitter.com/1vHnDEQ4xm
— Wimbledon (@Wimbledon) June 21, 2026



