Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) se, në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër – Faza 2, do të organizohet një sesion informues.
Sesioni informues do të mbahet më 24 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen në mënyrë të detajuar për të gjitha aspektet e procesit të aplikimit, duke përfshirë procedurat, kriteret e pranueshmërisë, si dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.



