Shabani: Ushtruesit të detyrës së presidentit nuk ia kufizon kompetencat Kushtetuta (VIDEO)

Kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit, ishin ndër temat që u diskutuan sonte në emisionin Rubikon.

Me këtë rast u shtrua pyetje:

“Ne nuk kemi president e as qeveri dhe si mundet një president që nuk ekziston, por vetëm vetëm një ushtrues detyre të mandatojë qeverinë?”, pyeti autori i emisionit Adriatik Kelmendi.

Opinionistja Anita Shabani, tha se ushtruesi i detyrës i ka të gjitha kompetencat e njëjta me presidentin, sipas Kushtetutës.

“Sepse në Kushtetutë nuk ia kufizon të drejtat ushtruesit të detyrës. Mjafton se 6 muaj maksimum e ushtron detyrën e presidentit, pa asnjë kufizim”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Latest news
Related news