Shala: Incidenti i sotëm i një qytetari dhe Zemajt, akt i papranueshëm (VIDEO)

Analisti politik Azdren Shala, incidentin që ka ndodhur sot në sheshin e Prishtinës mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari, e sheh si të paprecedentë.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka thënë se askush nuk duhet të bjerë në provokime të tilla, siç potencoi se ka rënë sot Zemaj.

“Në radhë të parë, është mirë që ka kërkuar falje deputeti Armend Zemaj. Sigurisht, është akt i papranueshëm, nuk do të kishim dashur ne si qytetarë të shohim akte të tilla, pavarësisht provokimeve që vijnë.”

“Në fund të ditës, Zemaj është deputet dhe përfaqësues i popullit, dhe është dashur gjithmonë arsyeja t’ia dominojë emocionin e momentit.”

“Përtej kësaj, unë mendoj se këto skena që vijnë nga qytetarët janë pasojë e një shkaku paraprak. Unë bëj thirrje nga ‘Rubikoni’ që asnjëherë provokimeve të tilla askush të mos u përgjigjet me dhunë”, ka thënë Shala. / Klankosova.tv

The post Shala: Incidenti i sotëm i një qytetari dhe Zemajt, akt i papranueshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news