Shala: Pozicioni i Demaçit në Rambuje ka qenë tragjikomedi

Historiani Azdren Shala, ka deklaruar në emisionin Rubikon, ku po diskutohet për pozicionin e Kosovës, pasi ishte lënë jashtë marrëveshjes së Daytonit, se ka qenë fat që shqiptarët kanë qenë të pafuqishëm me bë luftë.

Kjo pastaj sipas Shalës, është reflektuar tek ndërkombëtarët që kur kanë ardhur me misione këtu, nuk kanë negociuar.

“E mira e shqiptarëve si populli më i dobët, më i pafuqishëm në Ballkan me bë luftë aq më pak paqe është se ndërkombëtarët kur vinë këtu me marrëveshje nominalisht e quajnë negociatë, por ata nuk negociojnë me ne. Ata të njoftojnë”, tha Shala.

E njëjta situatë sipas Shalës ka ndodhur edhe me marrëveshjen e Rambujesë, ndërsa pozicionin e Adem Demaçit në këtë situatë e sheh si tragjikomedi.

“Kështu ka ndodhë në Rambuje. 70% e marrëveshjes ka qenë parim i pa negociueshëm. Rambujeja është projektuar ashtu sikur ai shtrati i Prokrustit kurrqysh taman nuk të bie, ose dikujt ia zgjatë gjymtyrët ose ia prenë gjymtyrët me u bë baras me shtratin”.

“Për mua fat i madh i shqiptarëve është se me Ballkanin, në një moment të caktuar historik ShBA-ja, edhe ata veç nuk kanë negociuar me ty. Prapaskenat i dini qysh ka ndodhë. Tragjedi-komedi ka qenë pozicioni i Adem Demaçit në Rambuje”, tha Shala. /Klankosova.tv

The post Shala: Pozicioni i Demaçit në Rambuje ka qenë tragjikomedi appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news