SHBA akuzon Raúl Castron për vrasje pas rrëzimit të dy avionëve më 1996

SHBA-ja ka akuzuar ish-udhëheqësin kuban Raúl Castro për komplot për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe vepra të tjera penale lidhur me rrëzimin e dy avionëve mes Kubës dhe Floridës në vitin 1996.

Rasti i publikuar të mërkurën – rikthim i akuzave të ngritura fillimisht në vitin 2003 – akuzon Castron dhe pesë persona të tjerë për rrëzimin e një avioni të grupit kubano-amerikan “Brothers to the Rescue”, ku mbetën të vrarë katër persona, përfshirë tre amerikanë, raporton BBC.

Castro, tash 94 vjeç, në atë kohë ishte shef i forcave të armatosura të Kubës dhe u përball me dënime ndërkombëtare pas incidentit.

Derisa SHBA-ja po rrit presionin ndaj regjimit komunist në Kubë, presidenti Miguel Díaz-Canel i quajti akuzat “manovër politike pa bazë ligjore”.

Duke folur në Freedom Tower në Miami, ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Todd Blanche, tha se ndaj Castros janë ngritur edhe akuza për shkatërrim avioni dhe katër pika të veçanta për vrasje lidhur me vdekjen e Armando Alejandre Jr, Carlos Alberto Costa, Mario Manuel de la Peña dhe Pablo Morales.

“SHBA-ja dhe presidenti Trump nuk i harrojnë qytetarët e tyre”, tha Blanche.

Latest news
Related news