
Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën.
Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.
Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.
Burime jozyrtare thonë se heqja e sanksioneve vjen si rezultat i marrëveshjes midis SHBA-së dhe Dodikut që, pas vendimit përfundimtar, Dodiku duhet të largohet nga posti i presidentit të RS-së dhe të emërojë një president të përkohshëm.



