SHBA kritikon vendet që thonë se duan ta pranojnë shtetin palestinez

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër vendimin e shteteve të ndryshme që ta pranojnë Palestinën, duke thënë, se deklaratat e tilla janë kundër-produktive dhe se një shtet palestinez nuk mund të krijohet pa pajtimin e Izraelit.

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka dhënë një intervistë për rrjetin amerika FOX, në të cilën ka kritikuar ashpër shtetet që kanë pranuar apo kanë thënë se do ta pranojnë shtetin Palestinez.

Rubio tha se ky vendim, nuk do të thot asgjë në praktikë pasi që, sipas tij, shteti palestinez nuk mund të krijohet pa pajtimin e Izraelit. por shtoi se ,deklaratat e tilla janë kundër-produktive, pasi që i sinjalizojnë hamasit që është duke e fituar luftën mediale duke e nxitur kështu që të vazhdon të mbanë pengjet dhe të mos pranon armëpushimin.

Sipas tij, zotimet e vendeve të ndryshme se do ta pranojnë shtetin palestinez i jepin shtysë Hamasit që të vazhdon dhunën si dhe mbajtjen e pengjeve dhe se për militantet nuk ka rëndësi se sa njerëz në Gaza po vdesin .

Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu tha se ky vendim është i “ngathët” pasi që asnjëri prej këtyre vendeve as që e din se ku gjendet shteti palestinez apo kush do ta qeverisë, dhe shtoi se qeveritë e ndryshme e kanë marrë atë për shkak të presionit të madh të brendshëm.

Sipas tij, shprehja çdo herë e më e madhe e narrativit anti-izraelit në botë është një faktor tjetër i cili i jep hamasit nxitje që të mos pranon armëpushim.

Latest news
Related news