Rubikon sonte: Çfarë institucionesh do të kemi?

Në edicionin e sotëm të emisionit Rubikon në Klan Kosova do të diskutohet për institucionet e reja që do të krijohen në vend.

Çfarë institucionesh do të kemi?

Si po pozicionohen partitë politike për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje?

Pse LDK-ja po e lexon si sinjal për zgjedhje të reja qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje?

Çka me propozimin e Ramush Haradinajt?

Këto dhe të tjera, sonte me Doruntina Mehën, Dukagjin Goranin, Afërdita Maliqin dhe Bekim Çollakun. Klan Kosova, 20:45.

Latest news
Related news