Norvegjia luan me ekipin B ndaj Francës, yjet skandinave “pushojnë” në këtë ndeshje

Një nga ndeshjet më interesante të fazës së grupeve në Kupën e Botës zhvillohet sonte në orën 21:00, ku Franca përballet me Norvegjinë.

Të dyja kombëtaret tashmë e kanë siguruar kualifikimin, por kjo sfidë do të përcaktojë se cila prej tyre do të mbyllë grupin në vendin e pare, transmeton Klankosova.tv.

Vëmendja e tifozëve është e përqendruar te dueli i yjeve Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, megjithatë të dy pritet të mos e nisin ndeshjen nga fillimi.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, Norvegjia pritet të bëjë rotacion të madh, duke pushuar deri në 10 lojtarë nga ndeshja e fundit ndaj Senegalit.

Në mesin e lojtarëve që pritet të mos startojnë janë edhe Haaland dhe Martin Odegaard.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Gillette Stadium në Boston të Shteve të Bashkuara të Amerikës

Latest news
Related news