Tubimi i Vuçiqit: Qindra serbë të Kosovës nisen për Beograd (VIDEO)

Nisjet në mënyrë të organizuar i bëjnë në orët e para të mëngjesit.

Nga Mitrovica, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku e tjera qytete të Republikës së Kosovës, qindra persona të komunitetit serbë u nisën drejt Serbisë.

Disa prej tyre që folën për media lokale pohuan se në Beograd duan të jenë për t’i dhënë siç thonë, përkrahje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit për të shtunën ka thirrur siç e quan, tubimin masiv të mbështetësve të tij, kjo si kundër përgjigje ndaj protestave të mëdha anti qeveritare të studentëve që po zgjasin tash 20 muaj.

Organizimi që sipas informacioneve të fundit e çon kryeqendrën serbe në një bllokadë gati totale – mbikëqyret nga forcat e sigurisë, të grupeve të mbrojtjes së afërt e ekipeve para ushtarake dhe mbahet në fund të një jave dramatike.

Të nxitura nga partia në pushtet SNS, autoritetet atje kanë nisur një valë të madhe të arrestimeve e marrjes në pyetje të gazetarëve e analistëve kryesisht atyre të fushës ushtarake.

Hetuesia pretendon se të lartpërmendurit kanë gënjyer e trilluar nëpër paraqitje publike se në protestën e madhe anti Vuçiq më 15 mars 2025, policia e ushtria përdori topin me zë kundër protestuesve.

Dhe kështu thonë autoritet u shtyn përpara agjendat e shërbimeve inteligjente të huaja për grusht-shtet.

Një nga të arrestuarit dhe i liruar pastaj analisti ushtarak, Aleksandar Radiq, të premten njoftoi se e lëshon Serbinë.

 

Latest news
Related news