Në shënimin e 637 vjetorit të Betejës së Kosovës, profesorë e studentë të Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës organizuan një aktivitet.
Aty paraqitën fakte historike se si historiografia, Kisha dhe politika serbe e kanë instrumentalizuar këtë betejë ndër vite.
Në Betejën e Kosovës të zhvilluar në qershorin e vitit 1389 mes Perandorisë Osmane dhe një aleance të gjerë të popujve ballkanikë nuk figuron se morën pjesë arbërit.
Por, asistenti i degës së Historisë, Dren Brahimaj, këtë e cilëson si një mit.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:



