Sherri nisi për një pjatë proshutë, detaje nga vrasja në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun e tij, Indrit Ismaillarin, 34 vjeç, gjatë orarit të punës në një lokal në zonën e Komunës së Parisit.

Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, Shehu ka pretenduar se konflikti ishte i çastit dhe lidhej me punën, por ka pranuar se me viktimën kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme

Megjithatë, dëshmia e tij bie ndesh me rrëfimet e stafit të lokalit, të cilët kanë pohuar se Ismaillari ishte “njeri i qetë, pa konflikte dhe shumë korrekt në punë”.

Hetimet kanë zbuluar se sherri fatal nisi për një pjatë proshutë. Sipas dëshmisë, autori kishte marrë një pjatë që nuk i takonte, dhe viktima i kishte kërkuar të mos e prekte. Pas një debati të shkurtër verbal, Shehu mori thikën dhe e goditi në qafë, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën menjëherë.

Pas krimit, autori qëndroi i qetë në vendngjarje, në pritje të policisë. Ai pritet t’i nënshtrohet një ekspertize psikiatrike, pasi ka pasur probleme sociale dhe jetonte i vetëm prej muajsh.

34-vjeçari Indrit Ismaillari punonte prej pesë vitesh në këtë lokal, ndërsa autori ishte punësuar vetëm prej disa muajsh, raporton JOQ, transmeton Klankosova.tv.

The post Sherri nisi për një pjatë proshutë, detaje nga vrasja në Tiranë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news